3.7 C
Geneva
Thursday, April 10, 2025

Me falënderim për diasporën, Vetëvendosja thonë se kanë marrë 78.51% të votave me postë

VV me falënderim për diasporën, thonë se kanë marrë 78.51% të votave me postë.

Lëvizja Vetëvendosje përmes një njoftimi për media ka thënë se kanë marrë 78.51% të votave nga diaspora.

LVV falënderon të gjithë votuesit nga jashtë.

“78.51% të votave nga mërgata janë për Lëvizjen VETËVENDOSJE! Në mënyrë plebishitare bashkatdhetarët tanë, me besim e përkushtim, në referendumin e 14 shkurtit janë deklaruar se janë për ndryshime në vend. Falemnderime të përzemërta për mërgatën, për të gjithë ata që aplikuan por nuk mbërritën të regjistrohen, ata që pavarësisht afatit të shkurtër dërguan fletëvotimet, ata që pavarësisht vështirësive na votuan dhe na dhanë mbështetje”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Tutje, LVV thotë se qeveria e re e drejtuar nga Albin Kurti, do të kujdeset për të gjithë mërgimtarët.

“Qeveria e re, e drejtuar nga kryeministri në ardhje Albin Kurti, do të kujdeset që ata të mos kenë më pengesa në ushtrimin e të drejtës së tyre për të votuar. Krejt dhe Drejt, sepse siç e pamë bashkë mund t’i jetësojmë aspiratat tona për një Kosovë më mirë, më të drejtë, e të zhvilluar çfarë e dëshirojmë si qytetarë të kësaj Republike”, vijon njoftimi.

Ndryshe, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar numërimi i 56 mijë e 368 votave nga diaspora. Sipas të dhënave nga QNR rezultatet e votave të numëruara nga diaspora janë si më poshtë:

LVV – 44,252 vota

PDK – 5,032 vota

LDK – 4,287 vota

KQZ pritet të shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img