Një javë para Pashkëve, Jugu është vërshuar tashmë nga pushuesit. Touring Club Suisse, tha se shumë udhëtarë duan të shkojnë në jug për fundjavë. Këtë të shtunë në mesditë, bllokimi i trafikut midis kryqëzimit Altdorf dhe Göschenen u shtri për 14 kilometra. Njerëzve që deshën të arrijnë në Ticino, nëpërmjet Gotthard, iu desh të presin 2 orë e 20 minuta, siç tregohet nga TCS në orën 11:49.
Zdhënësja e TCS, Sarah Wahlen, tha për “20 Minuten” se është e vështirë të vlerësohet se si do të zhvillohet situata. “Ne supozojmë se njerëzit duan të udhëtojnë më shumë pas dy vitesh kur ishin më të kufizuar,” shpjegon ajo.
TCS vlerëson se trafiku më i rënduar në Gotthard pritet të enjten më 14 prill, pak para fundjavës së Pashkëve. Sarah Wahlen këshillon shoferët të largohen ose shumë herët në mëngjes ose vonë në mbrëmje, apo sugjeron të anashkalohet Gotthard-i përmes Grand-Saint-Bernard ose San Bernardino. /Le Matin/





