fbpx
25.9 C
Geneva
Tuesday, October 1, 2024

Melihate Tërmkolli: Mos e keqpërdorni emrin tim, Mustafa është pazargji

Melihate Tërmkolli ka folur në lidhje me kandidaturën e saj për kryetare të LDK-së.

Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, ka akuzuar Isa Mustafën si pazargji, dhe si fajtorin kryesor për humbjen e LDK-së.

Tërmkolli, tha se nuk dëshiron t’i keqpërdoret emri i saj si kandidate për kryetarë të LDK-së, sepse në këtë proces të zgjedhjeve të brendshme të LDK-së, nuk do të marrë pjesë, për shkak se edhe këtë proces e udhëheq anti-rugovisti më i madh, sipas saj, Isa Mustafa.

“Unë s’pari, do t’iu lusja shumë, që të mos e keqpërdorni emrin tim, sepse nuk i bën mirë procesit, ju lutem, ju lutem. Sikur edhe politikan analfabet, edhe gazetarët mund të jenë analfabet, është një keqkuptim edhe një keqpërdorim, sepse qëndrimet e mia, janë konstatuar, në veçanti atë që e ka deklaruar dorëheqjen Isa Mustafa, e kanë quajt që në fakt nuk është dorëheqje, është bërë manipulim i madh, një anti-rugovian i madh, është e çuditshme qysh këtë pazargji, kanë mujt me e majtë si kryetar të partisë për 10 vjet”, ka deklaruar ajo.

“Ajo kryesi duhet të tërhiqet dhe kurrë të mos duken në ato zyra. Në asnjë variant nuk do ta pranoj këtë proces, as pjesëmarrëse në një proces të tillë. LDK-së i duhen zgjedhje të mirëfillta, duhet të hyjë që nga nëndegët e të gjitha këto. LDK-ja duhet të caktojë një grup punues dhe ai mekanizëm ta udhëheq procesin zgjedhor, nga i cili do të dilte një produkt tjetër, e i cili mbase në një garë, do të mund të isha edhe unë”, tha Tërmkolli.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img