2.6 C
Geneva
Friday, November 25, 2022

Memli Krasniqi: Për këto arsye duhet të votohet Trusti

Kryetar i PDK-së Memli Krasniqi ka thënë në fjalimin e tij në Kuvend ku po diskutohet për Trustin, se ligji për Trustin duhet të votohet, sepse sipas tij kjo është kërkesë e qytetarëve.

Ai ka dhënë edhe disa arsye se pse duhet të votohet ky projektligj.

“Gjendja e rëndë ekonomike, inflacioni dhe rritja enorme e çmimeve ka bërë që qytetarët të kërkojnë parat e tyre nga Trusti. Ne vetëm kemi iniciuar një kërkesë të tillë. Edhe përkundër vonesa procedurale për këtë ligj sot e kemi mundësinë që të votojmë për kërkesën e qytetarëve tanë”, ka thënë ai.

Si pasojë e gjendjes së rëndë ekonomike dhe rritjes së çmimeve të produkteve bazë, Krasniqi ka thënë se shumë qytetarë po kërkojnë viza për të ikur nga Kosova.

Të Fundit
spot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_img