Memli Krasniqi uron me mesazhet e Thaçit dhe Veselit: Historia e Kosovës s’mund të rishkruhet nga askush, bashkë e ndërtuam

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka uruar 14 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës me një video mjaft emocionale, ku përfshihen proceset dhe personazhet historike të çlirimit dhe pavarësimit të shtetit të Kosovës, nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Komandanti Legjendar Adem Jashari, nënshkrimi i Marrëveshjes së Rambujesë dhe shpallja e Pavarësisë së Kosovës.

Në videon e publikuar nga Krasniqi, janë spikatur deklaratat e liderëve historikë të PDK-së, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.

Në një paraqitje publike më 1999, Kadri Veseli atëherë udhëheqës i Shërbimit Informativ të Kosovës thoshte:

Kemi një qëllim të vetëm, pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Tutje, shfaqet momenti i Deklaratës së Hashim Thaçit në vitin 2008:

Shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik.

Lideri i PDK-së, Memli Krasniqi përmes videos ka rikujtuar mesazhet e Veselit dhe Thaçit se bashkë e kemi ndërtuar shtetin dhe historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet nga askush,“Duke qenë bashkë ia kemi dalë të realizojmë atë që dukej e pamundur, lirinë dhe shtetin e Kosovës. Ëndrrën shekullore të krejt angazhimit tonë historik që duhet t’ia njohim peshën.”, kishte thënë Kadri Veseli si kryetar i PDK-së.

“Historia e lavdishme e luftës çlirimtare dhe shtetformimit të Kosovës së pavarur, demokratike dhe europiane nuk mund të rishkruhet nga askush.”, ishte mesazhi i Hashim Thaçit si President i Kosovës.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img