Nga: Arif Ejupi, gazetar, Zvicër
- Mendime rreth shkrimit të Akademik Hakif Bajrami: “Letër publike atyre që janë nostalgjik për titizmin!”
- Tito nuk i dërgoi rastësisht Milladin Popoviçin ,Dushan Mugoshën, Bllazha Jovanoviqin etj, në Shqipëri.
Ymer Adem Llugaliu kishte arritur të jetë njëri nga studentët më të mirë të Gjuhës shqipe në Tiranë,gjë të cilën para kolegëve të tij e kishte pohuar shumëherë edhe i Madhi, Eqrem Çabej. Ai në Shqipëri denohet me shumë vite burgim vetëm pse një ” koleg” hafije i regjimit enverist gjatë një shëtitje më nxënës i thotë : Or kosovar a më e bukur pllaja e Valmorit apo Kosova “ Ymeri si çdoherë i sinqert e modest thotë: ” E bukur Valmora, ama Fusha e Kosovës, shoqe e ka vetëm veten . Kjo bëhet shkas edhe Ymeri dergjet në Burgun e Spaçit për shumë vjet. Këtë rast e di e gjithë krahina e Mirditës,ku Ymeri e bënte punën e Arsimtarit të Gjuhës Shqipe . Të gjithë ata që e njohën Ymerin shprehën dhembje e keqardhje për atë që pësoj nga bashkombësit e tij. Jeta e tij plot plane për të ardhmën e muar tatëpjetën pa fajin më të vogël të tij. Mbeti i pamartuar, e i pa trashëgimtar .Ku, dhe kur të martohej kur nga burgu u lirua në moshë të shtyrë, vetëm me rroba në trup. Dhembje për fatin tragjik të Ymerit shprehi e gjithë Mirdita. Në nëntor të vitit 2019, të gjithë ish – nxënësit e tij në mënyrë të organizuar e vizituan Ymerin, në vendlindjen e tij në Podujevë. Takimin e përshkuan lotët dhe kujtimet rrëqethëse . Një apo dy nga ish – nxënësit që iu kujtuan Ymerit për guximin e shfaqur mungonin. Ata gjatë viteve të 80 -ta, ishin ezekutuar nga regjimi enverist,vetëm pse kishin kërkuar hapjen e Shqipërisë. Z. Luan Baqaraj, ish- nxënës i tij e kujton Ymerin duke i publikuar shkrimet dhe studimet e tij vijimisht ,të shkruara pas daljes nga burgu. Para tri viteve pikërisht më 7 mars 2020 i vetëm ia mësyri Podujevës, edhe Luan Rama ,ku e takoi ish- Arsimtarin e tij në Rrëshen të Mirditës z. Ymer Adem Llugaliu. Ai sistem nuk ka përçfarë të kujtohet,sepse për 50 vite me radhë e ndau vëllanë me vëlla. Na zhyti në izolim e varfëri enorme . Ishim të harruarit e botës. Nuk duhet të bazohemi në dokumente të cilat i ka përshtatur regjimi sipas shijes së tij. Çka është edhe më absurde deri edhe Aleksandër Rankoviq, gjakpirës i shqiptarëve nga regjimi enverist ka pasur mirënjohje e dekorata. Dihet që shumica e historianëve të asaj kohe si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, kanë qenë oborrtar të sistemit enverist e titistë . Në të kundërtën të gjithë do ta kishin fatin e një Armate të tërë të intelektualëve të vrarë e të burgosur nga Enveri e Tito. Enver Hoxha e myku në burg dhe izolime edhe intelektualën e njohur gjirokastrite Musine Kokolari, të cilën e kishte shoqe klase. Ajo ka vdekur në vuajtje dhe mjerim në një kasolle në Rrëshen të Mirditës. Ajo kohë kurrë – kurrë mos u ktheftë !
Atentatori i guximshëm i Milladin Popoviqit mësuesi nga Gjakova , Haki Taha deri në pavarësimin e Kosovës, nga disa historianë tanë është trajtuar si ” tradhtar “ Qëllimi i vetëm i Titos ishte përçarja e shqiptarëve. Kurse Enveri synonte kolltukun. Pasi që Tito ishte aq miqësor pse deri në Revulicionin studetntor të vitit 1968, e la Kosovën të mbytur në varfëri dhe pa asnjë të drejtë. Ecjet nëpër histori tregojnë që kemi qenë të mashtruar, apo edhe më keq të shitur te serbo- rusët. Rrallë ndodh që në historitë e Botës, të lexohet që viktima dhe xhelati të jenë hero . Kjo ka ndodhur dhe po ndodh vetëm tek ne. Baballarët dhe gjyshërit tanë tregonin kur Aradhat partizane të Shqipërisë, kanë marrë pjesë në çlirimin e ish- Jugosllavisë, dhe disa shqiptarë të Kosovës, duke njohur në thelb tradhtinë serbe u kanë sugjeruar që të jenë të kujdesshëm me serbët. Ata jo që nuk i kanë dëgjuar këshillat e tyre por edhe i kanë kërcënuar, duke thënë “Mbylleni gojën se u vrasim, porsi derrat, serbët janë vëllezërit tanë “ Partizanët enverist dhe ata titistë ishin si dy pika helmi të njëjtës nëperkë. Prova më bindëse është ngjarja e zhvilluar në Podujevë, në mes tribunit popullor Shaban Prolluzha, dhe partizanëve të Titos . Shabani me të kuptuar dredhitë ,që po u bëheshin shqiptarëve revoltohet keq dhe ua kthen pushkët partizanëve dhe çetnikëve jugosllavë. Një nga tragjeditë e mëdha është edhe ajo e Tivarit, ku në besën e të pabesëve vriten me mijëra shqiptarë . Ky mëkat rëndon mbi Enver Hoxhën dhe Ramiz Aliun,të cilët fare- fare mirë e kanë ditur që tradhtia do të ndodhë. Ata jo që e kanë ngritur këtë problem në mekanizmat ndërkombëtar të kohës, por e ka heshtur, sikur mos të kishte ndodhur asgjë. Sot, të gjithë e vlerësojnë si Homeri shqiptar Gjergj Fishtën, të cilin pa varr e ka lënë Enver Hoxha . Fat i njëjtë e gjeti Faik Konicën e Fan Nolin e mijëra e mijëra të tjerë. Mbi të kaluarën në Shqipëri kam mësuar shumë nga studijuesi e disidenti Ymer Adem Llugaliu. Ai e çau kafazin më 1958, kaloi atje, si pasojë e një konflikti me profesorin e tij të gjuhës serbe Zhikica Jovanoviq, i cili e kishte përçmuar rëndë Gjuhën Shqipe,dhe Ymeri me tërë forcën e dorës së djathtë ia kishte rrasë shpullë.