6.2 C
Geneva
Sunday, March 3, 2024

Mërgata shqiptare në Gjenevë feston festat e nëntorit

Me rastin e festave të nëntorit, të organizuara nga Komuniteti Shqiptar në Gjenevë, në bashkëpunim me shumicën e shoqatave tjera që veprojnë këtu, me një pjesëmarrje madhështore e festuan sot Ditën e Flamurit Shqiptar.

Ditëlindja e shtetit shqiptar, është ngjarja më e bukur për çdo bashkëkombës, kudo që jeton, në Shqipëri dhe jashtë saj. 28 nëntori kjo festë e shumëfishtë e flamurit, pavarësisë, ditëlindjes së komandantit legjendar Adem Jashari dhe daljes në skenë të UCK-së po festohet e përkujtohet gjithandej nga jetojnë e veprojnë shqiptarët.

Gjithashtu, edhe në qytetin e Gjenevës me përkujtime, fjalime dhe pika të ndryshme artistike, nisi programi festiv në shënim të kësaj dite. Pas himnit kombëtar, në skenë dolën fëmijët e Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptar (LAPSH) të cilët hapën këtë manifestim.

Kënga ”Mos harro” ishte pika e ardhshme e programit e cila u interpretua nga solistët Shpejtim dhe Elion Krasniqi. Përfaqësuesi i Këshillit Organizativ të këtij manifestimi z. Liburn Mehmetaj duke përshëndetur të pranishmit dhe duke ju uruar festat e nëntorit dha një kronologji të organizimeve dhe programit i cili ishte përgatitur me këtë rast.

Më pas, protagonist të skenës bëhen Grupi “Rinia Kontakt”, Grupi muzikor “Hareja”, Ansambli “Gëzuar” të cilët dhanë pika të pasura artistike para një publiku madhështor.

Kryetari i ri i Komunitetit Shqiptar të Gjenevës, z. Nasuf Nuhiu falenderoj të gjithë për pjesëmarrjën e tyre. Ai në vazhdim deklaroj se Festa e Flamurit është edhe krenaria e jonë kombëtare ku shumë kush i ka kontribuar ruajtjes dhe ngritjes së k’ti flamuri dhe idealeve tona, në veçanti dëshmorët e kombit.  Z. Nasuf Nuhiu bënë thirrje që secili nga ne duhet ti shërbejmë qështjes sonë kombëtare dhe atdhedashurisë në realizimin e të drejtave tona.

Po ashtu në vazhdim të këtij programi ndahen edhe mirënjohjet për studentët shqiptar në të arriturat e tyre në fushën e shkencës dhe dijës. Pas kësaj, programi vazhdon me një buqetë këngësh festive.

Solisti i mirënjohur Nimon Mushkolaj me zërin dhe pikat e përzgjedhura do madhështoj edhe më tej këtë festë të organizuar, e cila kësaj here është organizuar nën drejtimin e disa shoqatave shqiptare të cilat veprojnë në kantonin e Gjenevës e më gjerë siç janë: Komuniteti Shqiptar, Ansambli “Gëzuar”, LAPSH-i, Rinia Kontakti, Shoqata Zhegra dhe shoqata e Studentëve Shqiptar etj.

Që nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë flamuri shqiptar qëndroj i panjollosur në shpirtrat e patriotëve shqiptarë, ku u mbajt në duart e çelikta të luftëtarëve heroik, ku kaloj mes luftërave dhe furtunash i pathyer dhe i pa përkulur si “Simbol i Pavarësisë”!! Sot gjithë shqiptarët duhet të ndjehen krenar dhe kremtojnë.

Këto festa duhet të jenë lajtmotivi për energji dhe bashkim kudo e ngado që ndodhen shqiptarët. Gëzuar Festat e nëntorit! /albswiss.com/

Kredit Foto: Mentor Zajmi & Alb’swiss TV

Të Fundit
spot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_img