fbpx
-15.2 C
Geneva
Tuesday, January 21, 2025

Mësimdhënësit në Kosovë nuk do të vaksionohen të parët

Mësimdhënësit nuk vaksinohen të parët.

Punëtorët e Arsimit në Kosovë nuk pritet që të marrin vaksinën kundër Covid-19 në fazën e parë të vaksinimit.

Sipas planit të ministrisë së Shëndetësisë, personat e parë që do të vaksinohen në Kosovë janë punëtorët shëndetësorë dhe personat mbi moshën 85-vjeç dhe ata me sëmundje kronike.

Ymer Ymeri nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK), ka thënë për lajmi.net arsyeja e kësaj kërkese është për faktin se në momentin e hapjes së shkollave është vrenjtur një rritje e numrit të rasteve me Covid-19.

Ai ka thënë se ne nuk kanë kërkuar të jenë prioriteti i parë, por në mesin e të parëve.

“Ne kemi bërë vetëm kërkesë publike përmes mediave dhe arsyeja e kësaj kërkesë që prioritet të jetë vaksinimi i mësimdhënësve është sepse vetë fakti që kur shkollat ishin të mbyllura për 9 muaj, filloi të binte shumë numri i të infektuarve, ndërsa me hapjen e shkollave njëkohësisht edhe me fushatën zgjedhore është duke u rritur në vazhdimësi. Një kërkesë nga institucionet shëndetësore që për shkak të rritjes së numrit të madh të mbyllën për një muaj shkolla, pra edhe ata e shohin se shkollat janë vatra të përhapjes së infeksionit dhe qëllimi i ka qenë që nëse duam me e ndal përhapjen e infeksionit duhet me godit aty ku përhapet më shumë, në këtë rast në shkolla. Mësimdhënësit e kanë të pamundshme mbajtjen e distancës me nxënësit. Pra kjo ka qenë arsyeja pse kemi bërë një kërkesë, pasi që edhe në shumë vende të rajonit, punëtorët e arsimit janë prioritet, ndoshta nuk janë prioriteti i parë edhe ne nuk kemi kërkuar qe me qenë prioriteti i parë, por me qenë prioritet në mesin e të parëve”, ka thënë Ymeri.

Ymeri shton se aktualisht nuk ka ndonjë sinjal pozitivë për kërkesën e tyre nga MSH-ja, teksa shton se do të kërkojnë takime në momentin e njoftimit për ardhjen e vaksinës në Kosovë.

“Nuk ka sinjal, por edhe ne nuk kemi shku me u taku me ta, sepse edhe sipas informatave nuk është që do të vijnë vaksinat as gjatë marsit apo prillit Në momentin kur ka sinjal që kanë me ardh atëherë kemi me kërkuar edhe takime, për shkak se është qeveri në dorëheqje e ndoshta pas një muaji duhet me bisedu me një ministër tjetër”, ka thënë Ymeri.

Ndryshe COVAX ka konfirmuar se Kosova do të furnizohet deri në maj me vaksina kundër Covid-19.

Përmes një postimi në Facebook, MSH-ja ka thënë se Kosova në raundin e parë do të marrë 100 mijë e 800 doza të vaksinave të COVAX, derisa ka publikuar fotografi përmes të cilave tregohet se pse duhet të vaksinohen qytetarët.

Sipas MSH-së, të parët që do të vaksinohen do të jenë punëtorët shëndetësorë, personat e moshuar mbi 80-vjeç dhe të moshuarit e qytetarët me sëmundje kronike. /Lajmi.net/

Më shumë nga interneti

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img