Të dielën varroset ish-gruaja e Adem Demaçit.
Këtë të shtunë ka ndërruar jetë Xhemajlije Hoxha-Demaçi, ish bashkëshortja e ish veprimtarit të çështjes kombëtare Adem Demaçi.
Xhemajlije Hoxha Demaçi ka vdekur në moshën 79 vjeçare, transmeton KlanKosova.tv.
Shqiptar Demaçi i biri i së ndjerës bëri të ditur se nëna i vdiq nga pasojat e COVID-19.
Varrimi i Xhemajlijes do të bëhet nesër në varrezat e lagjes “Arbëria” në Prishtinë nga rrethi i ngushtë familjar teksa për shkak të pandemisë nuk do të ketë të pame.
“Ju njoftojmë se nëna, vjehrra e gjyshja – Xhemajlije Hoxha Demaçi ndërroi jetë sot pasdite nga pasojat e COVID-19. Varrimi bëhet nesër në ora 12:30 në varrezat e Lagjes Arbëria (ish-Dragodani) nga rrethi i saj familjar. Të pame nuk do të organizohet për shkak të pandemisë. Faleminderit shumë për ngushëllimet tuaja. Familja Demaçi”, ka shkruar Shqiptar Demaçi.