Pamje nga momenti i grabitjes së makinës me para dhe plagosjes së dy personave.
Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me rastin e plagosjes së dy punonjësve të një kompanie të sigurimit pas sulmit ndaj veturës me para.
E tash kanë dalë edhe pamjet e para nga momenti i sulmit.
“Rreth orës 16:45 policia ka marrë informatën për një tentim grabitje të armatosur në rrugën magjistrale Prishtinë -Gjilan. Menjëherë pas informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore.
Bazuar në informacionet e para janë ngritur dyshimet se persona të dyshuar në rrethana që aktualisht po trajtohen nga policia, kanë shtënë me ar’më zjarri në drejtim të automjetit që po kryente transportin e parave.
Për pasojë dy persona pjesë e kompanisë që po kryente transportin janë plagosur dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
Të dyshuarit nuk kanë arritur të kryejnë grabitjen por si e tillë ka mbetur në tentativë, dhe të njëjtit kane ikur nga vendi i ngjarjes.
Policia ka filluar një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen me qëllim zbardhjen e tyre dhe identifikimin e të implikuarve“.