fbpx
-13 C
Geneva
Tuesday, January 21, 2025

MPJ e Rusisë për marrëveshjen Kosovë – Serbi: Të mos ketë presione kohore

MPJ e Rusisë ka bërë thirrje që të mos ketë presione kohore për marrëveshjen Kosovë – Serbi.

Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë ka folur për dialogun Kosovë – Serbi dhe fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova e ka emëruar “të ashtuquajtur” marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se procesi nuk bën të përshpejtohet.

Sipas MPJ-së ruse, duhet të hartohet një plan i zbatueshëm që është i pranueshëm edhe nga publiku.

“Ne e konsiderojmë çdo përpjekje për të përshpejtuar të ashtuquajturën normalizim përfundimar midis Beogradit dhe Prishtinës dhe vendosjen e një afati kohor arbitrar për arritjen e kësaj si shkatërruese. Është më e rëndësishme të koordinohet një plan i zbatueshëm që gjithashtu do të pranohet nga publiku”, thuhet nga MPJ e Rusisë në ‘Twitter’.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img