8.2 C
Geneva
Saturday, December 9, 2023

Muhamet Ajrullahu, pronar i kompanisë ndërtimore “AR KATANA” nga Gjilani me kontigjent ndihmash për qytetaret e prekur nga vërshimet në rajonin e Drenicës

Pronari i kompanisë të sukseshme ndërtimore “AR – KATANA” nga Gjilani, zotëri Muhamet Ajrullau, përpos të arriturave të mëdha në sferën e biznesit është edhe njeri me shpirt human dhe solidar.

Zingjirit të ndihmave humanitare ia ka shtuar edhe një hallkë bëmirësie, kësaj here për qytetarët e Drenicës të prekur nga vërshimet që shkaktuan reshjet në atë pjesë të Kosovës.

Zotëri Ajrullahu, njeri i njohur për bëmirësitë e gjertanishme, ka vendosur që diten e nesërme të nis për në fshatin Laushë të Skenderajt një kontigjent ndihmash për ta zbutur gjendjen tashmë të njohur, atje.

Sipas tij, ky kontigjent ndihmash do të përfshij: Miell, dyer të brendshme, pastaj pako ushqimore, batanije dhe lodra për fëmijë.

Humanisti, Ajrullahu për Agjencinë e Lajmeve GJILANI INFO, tha: “Shpresoj që nga mëngjesi i ditës së nesërme do të filloj shpërndarja e këtyre ndihmave në Llaushë të Skënderajt” .

Përmes këtij shembulli humanist ka dhënë për të kuptuar se gjithë ata që kanë mundësinë për të ndihmuar popullatën nevojtare atje, të shpërthejn me solidaritetin e tyre

“Jemi një popull, adresë kjo që duhet të i adresohemi bashkërisht, sa herë që paraqiten nevojat humanitare. Fundja jemi vëllëzër dhe kemi obligime për njëri-tjetrin”, tha ndër tjerash Muhamet Ajrullahu, pronar i Kompanisë “AR-KATANA” nga Gjilani.

Të Fundit
spot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_img