Muhaxheri për Osmanin: Besoj që mund ta kryejë rolin e Presidentes – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Muhaxheri për Osmanin: Besoj që mund ta kryejë rolin e Presidentes

muhaxheri-per-osmanin:-besoj-qe-mund-ta-kryeje-rolin-e-presidentes

Gazmend Muhaxheri beson se Vjosa Osmani do ta kryejë rolin e Presidentes.

Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri ka folur për Radio 1 për zhvillimet e fundit në LDK pas zgjedhjeve të 14 shkurtit dhe situatën brenda partisë si dhe Vjosa Osmanin.

Muhaxheri ka thënë se mesazhi i qytetarëve në zgjedhjet e fundit ka qenë shumë i qartë.

“Unë besoj qe mesazhi i qytetarëve ne këto zgjedhje është shumë i qarte, dhe ata që nuk e lexojnë qarte këtë mesazh nuk kanë kuptuar kurrgjë. Unë besoj se të gjitha strukturat prej Kryetarit e teposhte e kanë kuptuar qarte këtë mesazh, dhe do te reflektojnë karshi asaj apo mesazhit që ka thënë elektorati i LDK-ës. Ai elektorat po kërkon ndryshime, ai ndryshim duhet me ardh, me njerëz te ri e forca te reja.”

Ndërsa ka folur edhe për ish-bashkëpartiaken e saj, Vjosa Osmani, e cila ka qenë kandidate për presidente e listës së VV’së.

“E kom pas kolege, besoj që mundet me kry rolin e Presidentes, te shohim qysh e bjen jeta në realitet, sa ka me qenë efikase në menaxhimin e institucioneve kryesore të shtetit.”, ka thënë ai.

Të ngjajshme

Pritet të ankohen në PZAP partitë e komuniteteve jo-serbe

albswiss.com

Martohen dy të mitur kosovar, vjen reagimi i papritur nga familja e vajzës

albswiss.com

Reagon Tahiri, thotë se Vuçiq provokoi njëjtë edhe në Bruksel, tregon se çka i kishte thënë

albswiss.com