Mustafa: Nuk mbajë anë për kryetarin e ri të partisë – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Mustafa: Nuk mbajë anë për kryetarin e ri të partisë

mustafa:-nuk-mbaje-ane-per-kryetarin-e-ri-te-partise

Isa Mustafa thotë se nuk mban anë për kryetarin e ri të partisë.

Kryetari në dorëheqje i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa është deklaruar rreth kandidaturave që janë shfaqur së fundmi për kryetar të kësaj partie.

Mustafa tha se ato janë të ndryshme, dhe se ai nuk do të ndërhyjë tek asnjëra prej tyre.

“Ka pasur deklarime në media të ndryshme për kandidatura zyrtare. I presim në Kuvend dhe nuk dua që as unë e as kryesia të intereferojmë në to, por e presim Kuvendin”, ka deklaruar Mustafa.

Ai ka folur edhe për raportime, se po mbështet një grup të LDK’së. Mustafa tha se një gjë te tillë nuk ekziston.

“Nuk ka asnjë takim e as grupe të fshehta dhe të caktuara. Të gjitha takimet tona janë të hapura dhe gjithë ata që deklarojnë çështje të tilla gënjejnë dhe duan që të bëjnë një situatë jo të mirë para mbajtjes së Kuvendit. Ka pasur rrena të mëdha edhe për klane. Askush s’ka thënë për mua se kam një klan por i kam trajtuar njëjti të gjithë. Janë çështje të ulëta dhe të pavërteta dhe nuk i shërbejnë Kuvendit të LDK’së”, ka thënë ai.

Më tutje ai tha se preferenca e tij për kryetarin e ardhshëm të LDK’së është që i njëjti t’i mbrojë vlerat e LDK’së.

“Me çfarë të drejte i jap unë preferencat një kandidati. Ato i jep Kuvendi. Nuk kemi preferenca të tilla. Preferenca ime është që në kryer te LDK’së të vjen dikush që i mbron vlerat e LDK’së dhe që e çon LDK’në përpara”, ka thënë Mustafa.

Të ngjajshme

Deputeti i LDK-së: Vjosa Osmani nga Australia na bënte thirrje të mos ia bënim kuorumin Thaçit

albswiss.com

Deputeti i PDK-së: Do ta votoja Qosjen ose Murat Jasharin për president

albswiss.com

Masat anti-Covid, nënkryetari i Gjilanit i del kundër Armend Zemajt

albswiss.com