Mustafa pytët për Osmanin e cila doli më e votuara ndonjëherë, kjo është përgjigja e tij – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Mustafa pytët për Osmanin e cila doli më e votuara ndonjëherë, kjo është përgjigja e tij

mustafa-pytet-per-osmanin-e-cila-doli-me-e-votuara-ndonjehere,-kjo-eshte-pergjigja-e-tij

Isa Mustafën e pyesin për Vjosa Osmanin që doli më e votuara ndonjëherë.

Kryetari në detyrë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se fitorja e Vjosa Osmanit në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare është çështje e qytetarëve dhe se s’dëshiron ta komentojë atë.

Pas mbledhjes me kryetarët e degëve të LDK-së, Mustafa u pyet për votat që i mori Vjosa Osmani, ndërsa ritheksoi se LDK-ja e ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve.

“Unë nuk komentoj tani fitoret individuale. Është çështje e qytetarëve të cilët kanë votuar dhe unë e respektoj votën, për çdonjërin, jo vetëm për Vjosën. Ne jemi shpreh se e pranojmë rezultatin”, tha Mustafa.

Drejtuesja e iniciativës “Guxo” dhe kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për presidente, Vjosa Osmani, edhe zyrtarisht është njeriu më i votuar në historinë e zgjedhjeve në Kosovë që prej kur ato organizohen me lista të hapura.

38-vjeçarja që mban pozitën e ushtrueses së detyrës së presidentes, në zgjedhjet e 14 shkurtit ka marrë besimin e gjithsej 300 mijë e 788 kosovarëve të cilët kanë shënjuar numrin dy në listën e partisë që drejton Albin Kurti e i cili zyrtarisht nuk ishte pjesë e garës si rezultat i një vendimi të Gjykatës Kushtetuese.

Të ngjajshme

Infektologu i njohur kosovar: Kapacitetet spitalore janë duke u mbushur

albswiss.com

Edhe Enver Hoxhaj e Bedri Hamza në sallën e Kuvendit

albswiss.com

Duda Balje komenton figurën e Thaçit, thotë se i ka ndihmuar

albswiss.com