VV-ja nuk e përkrah kryetarin e vet, Mytaher Haskuka kërkon votat e LDK-së.
Kryetari i Prizrenit ka akuzuar asamblistët e LVV-së se nuk ia votuan marrëveshjen me BERZH-in.
Në seancat e kuvendit komunal u vënë në pah disa pakënaqësi mes asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje.
Ishte pika për votimin e marrëveshjes së kësaj komune dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim që solli mospajtime brenda partisë që udhëheq në këtë komunë.
E madje pati një reagim të ashpër të kryetarit të Prizrenit, Mytaher Haskuka.
Ky i fundit i akuzoi edhe asamblistët e vet për bojkotim të kësaj kredie dhe bashkëpunim me PDK-në, LDK-në e NISMEN.
Megjithatë, kuvendarët e Vetëvendosjes po thonë që brenda tyre nuk ekziston asnjë problem.
Por, Hasuka një intervistë përsëri ka cekur se mungesat janë të paarsyeshme.
E në Partinë Demokratike të Kosovës, qendrën në Prizren po pohojnë që pakënaqësitë brenda Vetëvendosjes kanë qenë të pranishme edhe më herët.
Sipas, Shaqir Totajt, suficiti i kësaj komune e tregon njërin ndër dështimet e kryetarit, Mytaher Haskuka.
Ndërkohë duket që kreu i Prizrenit ka nisur tashmë konsultimet me parti për të votuar kredinë e BERZH-it.
Në LDK tregojnë që kanë pasur një takim me Hasukukën.
Por, sipas tyre Prizreni, nuk ka nevojë për një kredi të tillë meqë ka fonde të mjaftueshme që nuk janë shfrytëzuar.