26.4 C
Geneva
Sunday, July 24, 2022

Në fundjavë zhvillohet cermonia e mbylljes së vitit shkollor të Shkollave Shqipe “Alba Life“

Me 4 Qershor Shkolla Shqipe “Alba Life” në New York do të organizojë cermoninë e mbylljes së vitit shkollor të Shkollave Shqipe “Alba Life”, që veprojnë në lagjet e New York dhe online. Kjo cermoni do të realizohet si rezultat i përkushtimit të stafit dhe të nxënësve pas një viti akademik të sukseshëm.

Kjo është hera e parë që mbyllja e vitit akademik organizohet me festivalin e shkollave në New York. Cermonia do të fillojë nga ora 10:30 dhe pas festivalit do të organizohet dreka festive. E ftuar do të jetë Floreta Faber, Ambasadore e Republikes së Shqipërisë në Washington.

Në lidhje me cermoninë, Qemal Zylo, themelues i Alba Life TV shkruan:

“Pas nje viti akademik te suksesshem nxenesit e shkolles shqipe, sterniperit e Gjergj Kastriot Skenderbeut meritojne kuroren per mesimin e Gjuhes Shqipe. 15 vite nuk jane pak, 15 vite pune, mesim, aktivitete, histori kombetare, ngjitja ne skenat e Nju Jorkut I ka bere me konfident dhe me te bashkuar me njeri tjetrin”.

Të Fundit
spot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_img