Në furrën e përsosur, një poezi nga Avni Azizi

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Në furrën e përsosur
Bota po ngadalësohet
Duke u bërë më e dallueshme
Gjithçka po bëhet më serioze
Përveç vetë jetës
Filli po bëhet më i hollë
Pavetëdija më e shtrënguar
Gjërat po ndryshojnë trajta
Nëpër kotësi të ngurtësuar
Shushurima po rrjedh si rërë
Si miqtë e fundit kur zhduken
Dhe një shi i ngrohtë nga qielli
Po bie mbi gurët e ftohur
Krahët e natës po lahen
Vendosur mbi skajet e ditëve
Dielli bën rrethin e përjetshëm
Mbi pluhurin e paditurive
Shkëlqimi po fundoset
Nëpër trashësi të marrosur
Gjithçka tymohet me shpejtësi
Digjet në furrë të përsosur
Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img