Me datën 16 shkurt 2025, në sallën VIP të Pathé Balexert në Gjenevë, u mbajt premiera e filmit shqiptar “Mala”.
Produksioni filmik MOREA me regjisor Zotėri Faton Bajraktari prezantoi premierën e filmit “Mala”, një film i cili shfaq denjësisht dhe gjallërisht një histori që mbart brenda vetës dhimbjen, heshtjën dhe forcën e një njeriu të vetëm përballë padrejtësisë.
Kjo shfaqje u organizua edhe me rastin e 17 vjetorit të ditës së shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, 17 shkurtin.
Bashkëpunimin në prezantimin e kėtij filmi e ka mbështetur edhe Televizioni Alb’swiss me seli në Gjenevë i cili është edhe sponsor medial i kėtij filmi.
Për ta nderuar këtë ngjarje, pas shfaqjes se filmit u organizua edhe tryeza e rrumbullakët ku te ftuar ishin: Z. Ueli Leuenberger, ish këshillëtar nacional i shtetit helvetik dhe themelues i Universitetit popullor shqiptar në Gjenevë, Dr. Bardhyl Mahmuti nga Qendra “Gjenocidi në Kosovë – plagë e hapur” dhe regjisori i filmit “Mala” Z. Faton Bajraktari.
Në fund të diskutimit me mysafir dhe të pranishmit u shtrua një aperitif.
Në ditët në vijim, televizioni Alb’swiss do ta përgadis edhe një reportazh lidhur me ngjarjen./Alb’swiss TV/