fbpx
4 C
Geneva
Tuesday, December 31, 2024

Në Karaçevë rikthehet lojërat e fatit

Rikthehen lojërat e fatit në Karaçevë.

Disa nga objektet e shkatërruara në Karaçevë kanë filluar të rregullohen, në një vend dyshohet se ka filluar aktiviteti ilegal.

Dyshohet se këtu ne Karaçevë pronari i këtij objekti dëshiron që pas përfundimit të punës të filloj sërish aktivitetin që u ishte ndaluar para 6 muajsh.

Madje këtu shihen edhe objekte tjera që janë bërë gati për fillimin e punës.

E se objektet e shkatërruara kanë filluar të ndërtohen shihen edhe në këto pamje.

Megjithatë vetëm 100 metra larg këtyre objekteve në ndërtim policia nuk kishte shkatërruar këtë ndërtesë gjashtë muaj më parë.

Ky restorant dyshohet se gjatë orëve të mbrëmjes përveç muzikës live, në podrumin e tij zhvillon aktivitetin ilegal të lojërave te fatit.

Madje nga të gjitha objektet në këtë zonë ku dyshohet zhvillohen lojëra të fatit, vetëm këtu gjatë të mërkurës, pati njerëz.

As banoret e Karaçeves nuk pranuan të dalin para kamerës.

Por jashtë saj, konfirmuan se lojërat e fatit kanë rinisur.

Se ne këtë pjesë ka dyshime se ka filluar prapë aktiviteti i lojërave të fatit e thonë edhe nga Komuna e Kamenices.

Madje ajo shton se dyshimet e tyre lidhen pikërisht në atë objekt, duke treguar edhe arsyen se pse nuk u shkatërrua herën e parë.

Ne Karaçeve në shtator të 2020 Policia e Kosovës mori aksion për shkatërrimin e këtyre kazinove, ku nga kjo mbeten të arrestuar dhjetëra persona ndër ta edhe zyrtarë policorë.

Lojërat e fatit në Kosovë janë të ndaluara me ligj.

Të Fundit

Jepni

spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img