Në këto zona sot bie borë në Kosovë – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Në këto zona sot bie borë në Kosovë

ne-keto-zona-sot-bie-bore-ne-kosove

Moti i ftohtë do të vazhdojë të mbizotërojë edhe gjatë ditës së sotme në Kosovë.

Masat e ftohta të ajrit të ardhura nga pjesa veriore e kontinentit do të jenë të qëndrueshme gjatë ditëve vijuese.

Nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) bëjnë të ditur se në fushat barike ka rënie ashtu sikurse edhe në ato termike.

Herë-herë do të ketë edhe fjolla bore e kryesisht do të ketë gjatë së shtunës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -9 deri në -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius.

“Masat e ftohta të ajrit të ardhura nga pjesa veriore e kontinentit do të jenë të qëndrueshme edhe gjatë ditëve vijuese. Në fushat barike kemi rënie ashtu si dhe në ato termike. Kjo situatë e krijuar dhe e parashikuar meteorologjike do të kushtëzoj mot të vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat herë-herë do të shoqërohen me fjolla bore (kryesisht ditën e shtune). Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -9 deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftimin e IHK-së.

Të ngjajshme

Aksident i rëndë në Prishtinë, ka edhe të lënduar

albswiss.com

Maloku: Zgjedhja e Presidentit/es, s’guxon të bëhet “mollë sherri” i anonimiziteteve personale dhe i paragjykimeve klanore e ndëpartiake

albswiss.com

Zgjedhjet në Preshevë i fiton partia e Shqiprim Arifi

albswiss.com