Në Lozanë përmes një manifestimi tradicional nderohet shenjëtresha jonë, Nëna Terezë

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Në qytetin e Lozanës në Zvicër tashmë është kthyer në traditë një manifestim i rëndësishëm në nderim të shenjtëreshës sonë, Nënës Terezë. Kështu ishte edhe të shtunën e kaluar me 9 shtator meqë rast u mbajt një meshë e shenjtë në kishën Saint-Amédée në Lozanë VD. Pikërisht aty ku para pak vitesh është ngritur Statuja e Nënës Terezë, ku kontributin më të madh kanë dhënë besimtarët shqiptarë mysliman, në bashkëpunim me besimtarët e Misionit tonë që jetojnë në Lozanë me rrethinë, shkruan në njoftimin e tij nga Misioni Katolik Shqiptar “Nëna Terezë” në Aarau.

Në njoftim nga organizatori bëhet me dije, Don Albert Jakaj, në këtë manifestim foli rreth figurës së Nënës Terezë, duke nënvizuar “rolin e saj në mishërimin e Ungjillit në Tokë, nën moton „Për Krishtin dhe të afërmin“, pra krejtësisht e Jezusit dhe për vëllain njeri në nevojë – saqë shumë Etër të Kishës e kanë quajtur Nënën Terezë edhe si “Ungjilli i pestë“ në Botë, roli i saj i jashtëzakonshëm në humanizëm, si dhe në çështjen e Kosovës, duke i thënë Presidentit Clinton në Shtëpinë e Bardhë – „zoti President, ma keni në kujdes popullin tim shqiptar në Kosovë” – tha Don Alberti.

Në pjesën e dytë ishte Manifestimi tradicional kulturor-artistik kushtuar Nënës Terezë në Sallën e Kishës, ku kanë marrë pjesë intelektualët, njerëzit e kulturës dhe artit, miqtë e Nënës Terezë.

Në emër të Këshillit Organizativ, zotëri Gjergj Prenkoçaj, përshëndeti në dy gjuhë (shqip e frëngjisht) të gjithë pjesëmarrësit në këtë Manifestim, poashtu edhe miqtë zviceran që kishin ardhur enkas në këtë event kulturor kushtuar Nënës tonë Terezë.

Këtë mbrëmje e begatuan Shoqata Kulturore “Ilirët” me vallë, recitim e këngë të mirëfillta tradicionale shqiptare. Gjithashtu edhe këngëtarët tanë të mirënjohur, Kristë Lleshaj dhe Fatime Kalimashi, përmes këndimit e hijeshuan dhe e bën më madhështore këtë mbrëmje.

Në fund kemi pasur aperon për të gjithë të pranishmit në ambientet e Kishës, ku kanë përgatitur nënat e motrat tona, ku jemi gjithmonë mirënjohës, që përmes pijes dhe ushqimit familjet tona kanë pasur më shumë mundësi të njihen dhe të bisedojnë bashkë.

Falenderojmë Zotin, Nënën Terezë dhe bashkëpunëtorët e zellshëm të Misionit tonë për organizimin e kësaj dite të mrekullueshme kushtuar motrës dhe bijës tonë, Gonxhe Bojaxhiut, thuhet në përfundim të këtij njoftimi, me fotot e realizuara nga Ilir Prenkoçaj e Leonard Mataj. (Fotot mund ti gjeni te Galeria e web faqes së Misionit tonë www.misioni-aarau.ch )

Edhe në faqëne fb, njëri nga organizatorët e këtij manifestimi Gjergj Prenkoçaj shkruan : “Me ketë rast shfrytezoj rastin ti falënderoje SHKA Ilirët në Lausanne Moderatoren Fatime Kalimashi me bashkëshortin Ibrahimin që ishin të pandarë nga fillimi e gjerë te përfundimi , këshilltarin bashkëpunëtorin Cen Kabashin me familje, Misionin Katolikë Shqiptar në Arau Z, Don Albert Jakaj, Këngëtarin Kristë Lleshin bashkatdhetarët që erdhën nga kantonet e ndryshme te Zvicrës Miqtë e mikeshat Zviceran e në Veqanti Profesoreshat Megali e Univerzitetit te Zurihit e Lozanes që vazhdimisht me mbështesin në ketë drejtim, si dhe nënat dhe motrat tona për përgatitjen e ushqimeve tradicionale!

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img