3.1 C
Geneva
Thursday, April 10, 2025

Në moshën 101 vjeçare, vdiq bashkëkombësi dhe bashkëqytetari ynë gjenevas Prof. Astrit Leka

Me dhimbje të thellë, Ju njoftojmë se sot, në moshën 101 vjeçare, vdiq bashkëkombësi dhe bashkëqytetari ynë gjenevas Prof. Astrit Leka, njofton shoqata Komuniteti Shqiptar të Gjenevës në rrjetin social Facebook.

Në emër të Komunitetit Shqiptar të Gjenevës shprehim ngushëllime familjarëve, miqve dhe të gjithë të pikëlluarve tjerë për këtë humbje të pakompensueshme.

Kush ishte Astrit Leka?
– Ishte Luftëtar i Ushtrisë Nacional Çlirimtare të Shqipërisë që luftoi kundër okupimit të Shqipërisë nga forcat naci-fashiste gjatë LDB,
– Ishte Anëtar i institutit të parë shkencor të Shqipërisë nga i cili pastaj u formua Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Shipërisë
– Është Profesor i dy fushave: gjuhë-letërsi dhe histori-gjeografi
– Ishte Krijues i OJQ “Solidest” për zhvillimin e vendeve postkomuniste të lindjes nëpërmjet të së cilës ndihmoi shkollat, spitalet dhe jetimoret e Shqipërisë
– Ai, pas shumë përpjekjeve, dha kontribut edhe për anëtarësimin e organizatës së veteranëve të UÇK-së në organizatën botërore të veteranëve të luftës
– Ishte Iniciues i ekspeditës arkeologjike zvicërano-shqiptare në Borsh dhe Orikum, ku studentët e arkeologjisë nga Zvicra bashkë me ata të Shqipërisë çdo vit bëjnë gërmime

Por, prof Astrit Leka ka dhënë edhe një kontribut tjetër i cili ka të bëj me çdonjërin nga ne që jetojmë në Zvicër dhe në Gjenevë sidomos. Ai ishte arkitekti dhe strategu i vetëm i një “misioni të pamundur” të vendosjes së bustit të Skënderbeut në Gjenevë. Mision ky, që zgjati me vite dhe ishte i shoqëruar me shumë kërkesa. Ndër peripecitë e ndryshme që kaloi gjatë atyre viteve atij iu vu edhe një kusht/kërkesë: të gjej ndonjë lidhje ndërmjet Skënderbeut dhe Gjenevës që do arsyetonte vendosjen e bustit. Dhe, profesor Leka e gjeti këtë lidhje: Në vitin 1602, Gjeneva me 24.000 banorët e saj ishte e kërcënuar që do pushtohet dhe se do të bëhet kryeqytet i Savojës, nga Duka i Savojës Emanueli I-rë. Për ta ngritur moralin dhe për t’i dhënë shpresë se Gjeneva mund të mbrohet nga armiku, shumëfish më të fuqishëm, autoritetet e atëhershme botojnë fletushka në mbi 1000 kopje të bazuara në librin “Skënderbeu” nga Lavardeni ku përshkruhet se si një popull i vogël u mbrojt me sukses nga një perandori e madhe, perandoria osmane. Dhe kjo funksionoi: Në betejën e famshme të 11,12 dhjetorit të vitit 1602, të njohur sikur Eskaladë (Escalade) betejën e fundit në tokën helvetike, ngadhënjyen mbrojtësit e Gjenevës. Mes tjerash, duke i falënderuar edhe frymëzimit nga Heroi Ynë Kombëtar. Dhe me këtë fakt, mund të mburret çdonjëri nga ne.
Busti i Skënderbeut u vendos në Gjenevë para 27 vjetësh.

P.S.
Për ceremoninë mortore do t’ju informojmë në ndërkohë

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img