Në mungesë të një gozhde, poezi nga Avni Azizi

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Në mungesë të një gozhde

Kur lakohet një gozhdë
Bie e thyhet ora
E në mungesë të orës
Ngatërrohet koha

Kur mungon një gozhdë
Dollapit i bllokohet dera
Çelësi nuk rrotullohet
Gjërat mbeten brenda

Kur mungon një gozhdë
Në varësen prej drurit
Palltoja e zhubrosur duket
Si e dalë nga goja ujkut

Kur mungon një gozhdë
Bie patkoi dhe humbet
E në mungesë të patkoit
Edhe kali më i mirë mundet

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img