Dikur ishte festë e mrekullueshme
Jo veç një ndryshim datash sikur sot
Me botën tonë fantazmë të ngushtë
Zvarritur ditëve e nëpër mot
Vitet ikin me ritmin e vet
Si vjeshtë e vonë perëndim i diellit
Ku mbetën ëndrrat aspiratat synimet
Pragu i braktisur – ai i hapuri i qiellit
Më lini të trishtohem sot pa ndonjë arsye
Në këtë dobësi të falshme herë pas here
Nëse viti që ikën pëlcet në një kthesë
I riu do plasaritet në vorbullën e një reje
31 dhjetor 2022
Avni Azizi
P. S. Miq të nderuar pas shumë kohëve, të braktisjes së rrjetit social, sonte përmes këtyre vargjeve ju uroj të gjithëve Gëzuar Vitin e Ri 2023!