Në prag të garës për kryetarin, zyrtari i LDK-së iu dërgon mesazh kolegëve – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Në prag të garës për kryetarin, zyrtari i LDK-së iu dërgon mesazh kolegëve

ne-prag-te-gares-per-kryetarin,-zyrtari-i-ldk-se-iu-dergon-mesazh-kolegeve

Zyrtari i LDK-së iu dërgon mesazh kolegëve në prag të garës për kryetarin.

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Florian Dushi ka pasur një porosi për anëtarët e partisë, tash kur subjekti është në prag të zgjedhjes së kryetarit të ri që do ta pasojë Isa Mustafën.

Në një shkrim në Facebook, Dushi, pa përmendur emra ka thënë se ka persona në LDK që kurrë nuk ia kanë dhënë krahun partisë, por, gjithmonë vetëm mend.

“Kurrë nuk ia dhanë krahun LDK-së, por gjithmonë vetëm mend”, ka shkruar ai.

Tutje, në një koment, Dushi thotë se këta zyrtarë të partisë të cilëve nuk iu referohet me emra kanë mend për sherr e përçarje, mirëpo, edhe për pushtet.

“Kanë për sherr e përçarje boll, besa edhe për nga pak pushtet me e kap prej LDK-së”, ka thënë ai.

Të ngjajshme

Rasti “Subvencioni 2021” – 9 zyrtarëve u caktohet paraburgim nga 1 muaj, 2 të tjerë lihen në arrest shtëpiak

albswiss.com

Njoftim me rëndësi nga Policia: Nesër do të ketë bllokim të rrugëve përreth stadiumit “Fadil Vokrri”

albswiss.com

Masat anti-Covid, nënkryetari i Gjilanit i del kundër Armend Zemajt

albswiss.com