0.2 C
Geneva
Sunday, January 11, 2026

‘Nëse LDK voton Osmanin si presidente pa hyrë në koalicion me LVV-në, në zgjedhjet tjera nuk do të ekzistojë si parti’

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Ish-kandidati për deputet nga AAK, Shkumbin Demaliaj ka thënë se Vetëvendosje nuk i ka numrat për ta zgjedhur presidentin, prandaj sipas tij ajo duhet të pranojë Ramush Haradinajn për president në formë kompromisi.

Demaliaj ka tone të ashpra për LDK-në, nëse kjo e fundit vendos që ta votoja pa asnjë kusht Vjosa Osmanin për presidente.

“Nëse LDK qëndron në sallë kur të zgjidhet presidenti pa pasur koalicion me LVV-në, dhe voton zonjën Osmani për presidente, në zgjedhjet tjera nuk do të ekzistojë si subjekt politik”, tha ai përcjell Telegrafi.

Ish-deputeti thotë se është përgjegjësi e partisë fituese të mendojë për sigurimin e votave.

Demaliaj thotë se LDK e ka votuar Thaçin për president por sipas tij këtë e kanë bërë për shkak se kanë pasur marrëveshje për bashkëqeverisje.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img