KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare për partitë politike dhe kandidatët.
Nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve njoftojnë se janë pothuajse në përfundim të numërimit të fletëvotimeve nga jashtë Kosovës.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, bëri të ditur se deri në orët e mbrëmjes, numërimi i fletëvotimeve jashtë Kosovës do të përmbyllet.
“Pas përfundimit të numërimit, QNR-së i duhen disa orë kohë për të kryer procedurat e parapara për të përmbyllur administrimin për rezultatin e zgjedhjeve”.
“Ju njoftoj se rezultatet përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët do të shpallen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e enjte, më 4 mars”.
“Rezultatet përfundimtare, ndër tjerash, do të përfshijnë rezultatet për të gjitha subjektet politike dhe kandidatët pjesëmarrës në zgjedhje, dhe atë sipas vendvotimeve, qendrave të votimit, komunave dhe rezultatet e votave me kusht e atyre me postë”, deklaroi ai.
Elezi po ashtu tha se është e pamundur që ta thonë se kur do të ndodhë certifikimi, sepse sipas tij, kjo varet nga ankesat që mund të bëhen.