3.7 C
Geneva
Thursday, April 10, 2025

Nga Beogradi, Lajçaku i drejtohet Albin Kurtit: Asnjë udhëheqës nuk e ka luksin t’i zgjedh përparësitë

Lajçak i drejtohet Kurtit nga Beogradi, duke i thënë se asnjë udhëheqës nuk e ka luksin t’i zgjedh përparësitë.

I dërguari i BE’së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, tha sonte se asnjë qeveri ose udhëheqës nuk ka luksin e zgjedhjes së përparësive.

Lajçak iu përgjigj edhe pyetjeve të gazetarëve për liderin e VV’së, Albin Kurtin, pasi ky i fundit tha se dialogu nuk është ndër prioritet i tyre, shkruan politika.rs.

Për këtë Lajçak pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Beograd tha se asnjë qeveri dhe udhëheqës nuk ka luksin të zgjedhë përparësitë.

“Ju keni ato që zgjidhni dhe ato që duhet të pranoni. Unë nuk shoh një konflikt përparësish të vendosur nga Kurti në fushatë, por ai e kupton që përparësia e tij e jashtme numër 1 është vazhdimi i dialogut,” tha Lajçak.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img