Nis numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Nis numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

nis-numerimi-i-votave-me-kusht-dhe-atyre-te-personave-me-nevoja-te-vecanta

Komisioni Qendror i Zgjedheve ka filluar me numërimin e votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta, të cilat janë vendosur në ditën e zgjedhjeve në vendvotimet e dyfishta, por edhe në adresa të ndryshme jashtë vendvotimeve.

“Janë rreth 31 mijë e 500 vota me kusht dhe rreth 2 mijë e 800 vota të personave me nevoja të veçanta, të cilat u takojnë komunave të ndryshme dhe që do të numërohen këtu në QNR. Menjëherë pas tyre, do të fillojmë edhe me numërimin e fletëvotimeve të cilat kanë ardhur përmes postës nga 2 deri më 12 shkurt”, ka thënë Valmir Elezi.

Elezi tha se pas përfundimit të premten në mesnatë të rinumërimit të 552 vendvotimeve, numërimi i këtyre fletëvotimeve shënon fazën përfundimtare para se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të mund të procedojë me shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat u mbajtën më 14 shkurt.

“Sipas të dhënave, numri më i madh i fletëvotimeve me kusht, pra me numër katërshifror, u takojnë komunave: Prishtinë 7 mijë e 520, Prizren 2 mijë e 953, Fushë Kosovë 1 mijë e 562, Suharekë 1 mijë e 538, Mitrovicë e Jugut 1 mijë e 528 dhe Gjakovë 1 mijë e 521”, tha Elezi.

Të ngjajshme

10 personat më të votuarit në zgjedhjet parlamentare 2021

albswiss.com

28 profesionist shëndetësorë të vdekur dhe mbi 3 mijë të infektuar që nga fillimi i pandemisë në Kosovë

albswiss.com

Eksperti i sigurisë: Institucionet e Kosovës nuk kanë qasje në 18% të territorit

albswiss.com