Nis publikimi i vendimeve të PZAP-së, pakënaqësi në VV e PDK – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Nis publikimi i vendimeve të PZAP-së, pakënaqësi në VV e PDK

nis-publikimi-i-vendimeve-te-pzap-se,-pakenaqesi-ne-vv-e-pdk

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka nisur të bëjë publikimin e vendimeve lidhur me apelet që i janë bërë nga subjektet politike dhe kandidatet pas shpalljes se rezultateve përfundimtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Ky institucion deri më tani, ka aprovuar e hedhur poshtë disa të tilla. Në tri vendimet e para shihet që pakënaqësi ka pasur edhe brenda Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

Tek Lëvizja Vetëvendosje, PZAP-ja ka vendosur që të rinumorëhen vetëm fletëvotimet për kandidat për deputetë nga radhët e kësaj partie në një vendvotim në Gjilan, pas kërkesës së kandidates Arbëreshë Kryeziu Hyseni. Ajo pretendon se në vendvotim në përshkrim total të votave është bërë një gabim nga ana e personit që e ka bërë përshkrimin. Kryeziu-Hyseni pretendon që votat e saj që në total janë 118 i janë përshkruar kandidatit tjetër të VV-së, Arbër Rexhaj. Asaj megjithatë i është refuzuar apeli me të cilin kërkonte rinumërim në disa vendvotime të tjera.

Sa i përket PDK-së, PZAP-ja ka kërkuar rinumërimin e fletëvotimeve për kandidatët e PDK-së në një vendvotim në Petrovë pasi kandidati Rrahman Jakupi është ankuar se i është bërë një ngatërrim në vota.

Në PZAP brenda 24 orëve, janë dorëzuar 208 ankesa. Ky institucion ka gjithsej tri ditë që të shqyrtojë e vendos për çështjet e ngritura. Nëse palët nuk janë të kënaqura me vendimet e PZAP-së, atëherë ato mund t`i drejtohen edhe Gjykatës Supreme, e cila gjithashtu ka kohë 72 orë për shqyrtimin e tyre. Me përfundimin e procesit ankimor, KQZ-ja obligohet që t`i zbatojë të gjitha vendimet e dala, e tek më pastaj të procedoj me certifikimin e rezultateve.

Të ngjajshme

Deputeti i Listës Serbe i kundërpërgjigjet Kurtit për ndryshime kushtetuese për bashkim kombëtar

albswiss.com

Parlamenti Evropian insiston për liberalizim vizash për Kosovën

albswiss.com

MSH: Mbi 4 mijë e 200 nëpunës të institucioneve shëndetësore janë vaksinuar

albswiss.com