Nisin hetimet për vdekjen e babait të dy dëshmoreve që u gjet i pa jetë në pusetë – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Nisin hetimet për vdekjen e babait të dy dëshmoreve që u gjet i pa jetë në pusetë

nisin-hetimet-per-vdekjen-e-babait-te-dy-deshmoreve-qe-u-gjet-i-pa-jete-ne-pusete

Babai i të dy dëshmorëve gjendet i vdekur në pusetë, rasti nën hetime

Prapa këtyre dyerve ka ndodhur një vdekje që po cilësohet e dyshimtë.

80 vjeçari nga Vushtrria me inicialet H.B dyshohet se është gjetur i vdekur nga gruaja e djalit të tij.

Familjarët e të ndjerit nuk pranuan të deklarohen para kamerës për këtë rast.

Por, T7 mëson se gruaja e djalit, vjehrrin e saj e gjeti të vdekur në oborr pasi që ai kishte provuar të rregullojë disa probleme që kishin me ujë.

Ndërkohë edhe vetë nipi i të ndjerit bëri me dije për televizionin se gjyshin e tij e kishte lëshuar zemra dhe se kjo ishte arsyeja e vdekjes së tij.

Ani pse familjarët thonë kështu, njëtë nuk thonë nga Policia e Kosovës.

Ata e kanë cilësuar këtë si vdekje të dyshimtë.

Avni Zahiti, zëdhënës në Policinë Rajonale të Mitrovicës tha se ky rast është cilësuar si vdekje e dyshimtë nga Prokurori dhe se është dërguar për hetim në ekspertizë.

80 vjeçari H.B ishte babai i dy dëshmorëve të cilët dhanë jetën në masakrën e 22 majit e për këtë arsye edhe rruga ku gjendet shtëpia mban këtë emër.

Të ngjajshme

Kryeministri Kurti emëron katër zëvendësministra

albswiss.com

A do t’i shkojë fjala Abdixhikut te të gjithë deputetët për Vjosa Osmanin

albswiss.com

Maloku: Kosova vend ku deputet s’të bë vota qytetare, po vota mafioze komisionerëve!

albswiss.com