Kandidiati për deputet nga PDK’ja, Bujar Cakolli, pas përfundimit të numrimit të votave ka thënë se reforma dhe ndryshimi në këtë parti kanë rënë poshtë.
Cakolli ka shkruar se nuk mund të bëhet reforma në PDK me të njëjtin grup parlamentar që sipas tij, e sollën partin në 16%.
“Të pretendosh që me të njëjtat resurse që ke pësuar debakël të marrësh rezultat pozitiv, është mashtrim i vetvetes!”, ka shkruar ndër të tjera ai.
Ndryshe, Cakolli nuk ka arritur që të bëhet deputet.
Reagimi i tij i plotë:
Zgjedhjet përfunduan, dikush humbëm e dikush fituan. Pretendimet për reformim dhe ndryshim të PDK-së ranë posht.
Me të njëjtin grup parlamentar (kryesi të partisë), që brenda një viti e sollëm partinë në 16.9%, duke humbur rreth 35 mijë vota, pothuajse me të njëjtin grup do “luftojmë” përsëri, me ndonjë përjashtim të vogël.
Fytyra e një partie opozitare është grupi parlamentar i saj, dhe aty është dashur të reflektohen përpjekjet tona për reformim të partisë.
Të pretendosh që me të njëjtat resurse që ke pësuar debakël të marrësh rezultat pozitiv, është mashtrim i vetvetes!