Një akademiku
Shirat e kotësive të larta
Grisin gjithë ombrellat
Dhe telat e tyre të thyer
Asfiksojnë teoremat
Pellgjet e tejmbushura
Me fakte të cunguara
Ikën si ajri nga një top
Kur i shqyhet lëkura
Dija kuvertë prej letre
Një karikaturë e zbehtë
Pikë boje e mjerueshme
E derdhur mbi fletë
Punimet e tij akademike
Qesharake për t’u besuar
Ato kanë tavane të varura
Dhe qiell të dëshpëruar
P.S Respekt për gjithë akademikët e mirëfilltë, njerëzit e shkencës dijes dhe përparimit





