Një person gjendet i vdekur në Graqanicë, në afërsi i gjenden minë e bajoneta – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Një person gjendet i vdekur në Graqanicë, në afërsi i gjenden minë e bajoneta

nje-person-gjendet-i-vdekur-ne-graqanice,-ne-afersi-i-gjenden-mine-e-bajoneta

Gjendet i vdekur një person në Graqanicë, në afërsi i gjenden minë e bajoneta.

Një person është gjetur i vdekur të premten në Graqanicë.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se gjatë shikimit të vendngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy karikatorë të mbushur të armës AK-47, një minë dhe dy bajoneta.

“Graqanicë,05.03.2021–23:25. Raportohet se vikt.ima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse ku gjatë shikimit të vendit të ngjarjes në një objekt ndihmës kanë gjetur dhe konfiskuar dy karikatorë të mbushur të armës AK 47, një minë trombllonike, dy bajoneta dhe pajisje për pastrimin e armëve.

Po ashtu është bërë e ditur se trupi i pajetë i vikt.imës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

“Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, ka bërë të ditur Policia.

Rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshuar”.

Të ngjajshme

Zyrtari i LDK-së kërkon që të rinumërohen votat me kusht, të diasporës dhe kutitë ku dyshohet për manipulim

albswiss.com

Bora bllokon Prishtinën, deputeti i VV-së thumbon Shpend Ahmetin

albswiss.com

Parlamenti Evropian fton Kosovën e Serbinë t’i kthehen dialogut

albswiss.com