fbpx
21 C
Geneva
Thursday, August 29, 2024

Një polic ndalohet, dyshohet për bixhoz dhe mashtrim

Ndalohet një zyrtar policor në Gjilan për bixhoz të paligjshëm dhe mashtrim.

Është ndaluar një zyrtar policor në Gjilan për shkak të dyshimit se mori pjesë në bixhoz të paligjshëm dhe mashtrim.

Prokuroria Themelore në Gjilan në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës ndaluan të pandehurin B.R. rreth orës 13:50 minuta.

Sipas kërkesës së prokurorit të rastit, me urdhër të Gjykatës kompetente në Gjilan është realizuar bastisja në shtëpinë e të pandehurit në fshatin Përpelnicë komuna e Gjilanit, ku në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar:

– Një (1) telefon Samsung,
– Një (1) kartelë Vala,
– Një (1) kartelë Ipko,
– Një (1) tabletë i markës Lenovo,
– Një (1) kompjuter i markës HP, si dhe,
– Një USB.

I pandehuri, që po ngarkohet me veprat penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” dhe “Mashtrimi”, pas intervistimit nga ana e hetuesve të Inspektoratit Policor të Kosovës, me urdhër të prokurorit të rastit është dërguar në ndalim, në kohëzgjatje prej 48 orëve.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img