Nuk do të ketë zgjedhje të Serbisë në Kosovë

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale serbe nuk do të mbahen në Kosovë.

Komisioni Republikan i Zgjedhjeve në Serbi ka vendosur sonte që votuesit nga Kosova, më 3 prill, mund të votojnë në qendrat e votimit në katër komuna të Serbisë: Bujanoc, Rashkë, Kurshumli dhe Tutin.

Ky vendim është marrë për shkak se autoritetet e Kosovës dhe Serbisë nuk kanë arritur marrëveshje për mbajtjen e zgjedhjeve  në Kosovë.

Siç raporton gazeta  serbe “Danas”, disa anëtarë të Komisionit Republikan të Zgjedhjeve (KRZ) kishin vërejtje ndaj këtij vendimi, duke thënë se me këtë shkelen ligjet dhe Kushtetuta e Serbisë.

Kryeministri Albin Kurti, gjatë një takimi virtual me ambasadorët dhe shefat e misioneve diplomatike, ka thënë se për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të Serbisë edhe në Kosovë, duhet të ketë një marrëveshje ndërmjet dy shteteve.

Vendet e QUINT-it kanë reaguar duke thënë se Kosova është ajo që vendos, por thonë se janë të zhgënjyer me vendimin e Qeverisë së Kosovës për të refuzuar një propozim konstruktiv të paraqitur nga vendet të QUINT-it (Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Italisë)./albswiss.com/

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img