fbpx
-8.3 C
Geneva
Sunday, December 1, 2024

Nuk ndalet Grenell, ia rikujton Ischingerit qëndrimin e gazetarit gjerman për Kurtin

Grenell përsëri merret me Ischingerin.

Grenell përsëri merret me Ischingerin, ia rikujton qëndrimin e gazetarit gjerman për Kurtin

Ish-emisari i posaçëm i SHBA’së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka vazhduar polemikën me ish-diplomatin Wolfgang Ischinger. Grenell ia kujtoi këtij të fundit qëndrimin e gazetarit gjerman, Michael Martens, lidhur me kandidatin për kryeminsitër të VV’së, Albin Kurtit.

Gazetari Martens ditë më parë kishte shkruar një cicërimë në rrjetin social twitter, ku thotë se Kurti po dëshiron ta ndërrron Kushtetutën e Kosovës, në mënyrë që përmes një referendumi ta bashkojë Kosovën me Shqipëri.

Sipas tij, një ‘kryeministër’ potencial po pretendon që të shkatërrojë vendin e tij. Këtë teori Martens e quajti “Me të vërtetë e pazakontë”.

“Albin Kurti thotë se ai dëshiron ndryshimin e kushtetutës së Kosovës për të mundësuar një referendum për të bashkuar Kosovën dhe Shqipërinë. Ai thotë se do të votonte për një bashkim të tillë. Një Kryeministër (potencial) që argumenton për shfuqizimin e vendit të tij. Me të vërtetë e pazakontë”, ka shkruar Martens.

Këtë cicërimë, Grenell e rishpërndau në llogarinë e tij në twitter duke e “detyruar” edhe ish-diplomatin Ischinger ta shohë.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img