Numërohen mbi 14 mijë vota nga diaspora, LVV merr 10 mijë prej tyre – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Numërohen mbi 14 mijë vota nga diaspora, LVV merr 10 mijë prej tyre

numerohen-mbi-14-mije-vota-nga-diaspora,-lvv-merr-10-mije-prej-tyre

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i votave me postë apo votave nga diaspora.

Deri më tani janë numëruar 14 mijë e 133 vota (rreth 25%) nga rreth 56 mijë e 910 vota të aprovuara nga diaspora.

Sipas të dhënave nga QNR (tabela e përditësuar rreth orës 17:30) rezultatet deri më tani janë si më poshtë:

LVV – 10,322 vota

LDK – 1,271 vota

PDK – 1,241 vota

AAK – 674 vota

NISMA – 62 vota

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve mbrëmë ka përfunduar numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta.

Pas numërimit të 29 mijë e 490 votave, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 14 mijë e 939 vota.

E dyta është Partia Demokratike e Kosovës me 4,997 vota.

Lidhja Demokratike e Kosovës renditet e treta me 2,944 vota, pasuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 2,167 vota.

Të ngjajshme

Nisin hetimet disiplinore ndaj prokurorit Agron Uka, që rikualifikoi vrasjen e Agonis Tetajt

albswiss.com

Abdixhiku konfirmon kandidaturën për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës

albswiss.com

Prishtina edhe sot me ajr të ndotur

albswiss.com