Numërohen mbi 17 mijë vota të mërgatës, VV thellon epërsinë – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Numërohen mbi 17 mijë vota të mërgatës, VV thellon epërsinë

numerohen-mbi-17-mije-vota-te-mergates,-vv-thellon-epersine

Është duke vazhduar numërimi i votave me postë apo votave nga mërgata në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Deri më tani janë numëruar 17 mijë e 159 vota nga rreth 56 mijë e 910 vota të aprovuara nga diaspora.

Sipas të dhënave nga QNR (tabela e përditësuar rreth orës 19:00) rezultatet deri më tani janë si më poshtë:

LVV – 12,700 vota

PDK – 1,499 vota

LDK – 1,440 vota

AAK – 732 vota

NISMA – 162 vota

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve mbrëmë ka përfunduar numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta.

Pas numërimit të 29 mijë e 490 votave, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 14 mijë e 939 vota.

E dyta është Partia Demokratike e Kosovës me 4,997 vota.

Lidhja Demokratike e Kosovës renditet e treta me 2,944 vota, pasuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 2,167 vota.

Të ngjajshme

I kërcënoi policët me armë, 32-vjeçari nga Prishtina tenton t’i shmanget për një orë arrestimit

albswiss.com

Ngjarje e rëndë në Prishtinë, theret me thikë një person

albswiss.com

Hoti tregon se kur do të vijnë vaksinat e para anti Covid

albswiss.com