22.6 C
Geneva
Saturday, March 15, 2025

Numërohen mbi 88% e votave, ky është rezultati

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dal me statistika të reja në orën 6:04 minuta. Sipas këtyre të dhënave, Lëvizja Vetëvendosje prin me rezultat 41.29 për qind, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 21.83 për qind. Në radhë është Lidhja Demokratike me 17.75 për qind, e katërta me radhë është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.68 për qind. Poashtu Lista Serbe ka fituar 3.96 për qind.

Këto rezultate preliminare nuk përfshijnë votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta si dhe votat jashtë Kosovës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se të dhënat për procesin e votimit do të mblidhen në mënyrë manuale nga të gjitha vendvotimet, për shkak të mosfunksionimit të aplikacionit.

Në një konferencë për media, kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi tha se mos transmetimi i të dhënave apo rezultateve preliminare të subjekteve politike përmes platformës elektronike nuk ka asnjë ndikim në rezultatet të cilat tashmë janë pjesë e këtyre formularëve.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img