Nxirret trupi i pajetë i shtetasit të huaj, dërgohet për obduksion – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Nxirret trupi i pajetë i shtetasit të huaj, dërgohet për obduksion

nxirret-trupi-i-pajete-i-shtetasit-te-huaj,-dergohet-per-obduksion

Nxirret trupi i pajetë i shtetasit të huaj, dërgohet për obduksion.

Në orët e para të mëngjesit është gjetur një person i vdekur (shtetas i huaj) brenda një shtëpie të pabanuar në rrugën “Musine Kokalari” në lagjen “Ulpiana” të Prishtinës.

Tashmë trupi i pajetë i tij është nxjerrë nga shtëpia dhe është dërguar për obduksion.

Policia e mori informacionin për këtë rast në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 09:00 është pranuar informata për një zjarr në një shtëpi në rrugën “Musine Kokalari” në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Menjëherë njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Bazuar në të dhënat fillestare nga këqyrja e vendit të ngjarjes, dyshohet për një person të vdekur ( shtetas i huaj) në rrethana të dyshimta brenda objektit të përfshirë nga zjarri”, ka thënë Borovci.

Ai ka bërë me dije se tashmë kanë nisur hetimet për rastin.

“Aktualisht policia ka nisur një hetim lidhur me rastin respektivisht për rrethanat e kësaj vdekjeje të dyshimtë si dhe shkaqeve të zjarrit, por edhe ndërlidhjen eventuale mes tyre”, ka deklaruar Borovci.

Të ngjajshme

Vdes 24-vjeçarja pas infektimit me koronavirus, disa ditë pasi lindi foshnjën në QKUK

albswiss.com

Daut Haradinaj flet pas dorëheqjes së Meliza Haradinajt: Ajo është grua e fortë dhe e ndershme, për zhurmën rreth votave të gjendet përgjegjësi

albswiss.com

Parlamenti Evropian insiston për liberalizim vizash për Kosovën

albswiss.com