16.2 C
Geneva
Friday, October 10, 2025

Osmani: Kosova mund të jetë vend i vogël por duke punuar me partnerët mund të ketë ndikim të madh

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu ka pritur në takim ndihmës Sekretaren e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Dr. Karen E. Donfried, dhe zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Gabriel Escobar.

Pas takimit Osmani dhe Donfried kanë mbajtur një konferencë për media.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se gjatë takimit me delegacionin amerikan është diskutuar për urgjencën dhe nevojën për progres në procesin e dialogut gjithnjë të përqendruar në njohjen reciproke.

Osmani ka thënë se ka shprehur shqetësimin e Kosovës për moszbatimin e marrëveshjeve të arritura nga Serbia.

“Kam shprehur shqetësimin edhe për mos shpërbërjen e strukturave paralele nga ana e Serbisë që vazhdojnë të frikësojnë serbët e Kosovës dhe përbëjnë sfidë serioze të sundimit të ligjit dhe sigurisë”, tha ajo.

Por, presidentja e Kosovës ka thënë se janë zotuar para amerikanëve se do të mbrojnë pakicat siç e përcakton kushtetuta.

Ajo, poashtu ka thënë se Kosova mund të jetë vend i vogël por duke punuar me partnerët dhe me aleatët,  Shtetet e Bashkuara të Amerikës,  mund të ketë impakt të rëndësishëm.

 

Të Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img