Osmani: E kemi borxh që mirënjohjen ndaj familjes Jashari ta bartim brez pas brezi – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Osmani: E kemi borxh që mirënjohjen ndaj familjes Jashari ta bartim brez pas brezi

osmani:-e-kemi-borxh-qe-mirenjohjen-ndaj-familjes-jashari-ta-bartim-brez-pas-brezi

Në ditën e dytë të Epopesë së UÇK-së, homazhe pranë varreve të familjes Jashari kanë bërë edhe lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti bashkë me presidenten në detyrë, Vjosa Osmani.

Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani tha pas homazheve se populli i Kosovës e ka për borxh që kujtesën historike dhe ndjenjën e mirënjohjes ndaj familjes Jashari ta bartë brez pas brezi.

“Jemi këtu në Prekaz në vendin që bëri bashkë një Komb të tërë rreth kauzës për çlirim, në vendin që është shndërruar në ikonë të lirisë, dhe në simbol të sakrificës më sublime të komandantit legjendar Adem Jashari, të bacës Shaban dhe sakrificës më sublime të gjithë familjes Jashari, një sakrificë sublime që rezultoi me lirinë dhe shtetin e Kosovës. E kemi borxh që kujtesën historike e mbi të gjitha ndjenjën e mirënjohjes së thellë ta bartim brez pas brezi në mënyrë që edhe fëmijët tanë por dhe fëmijët e fëmijëve tanë ta kujtojnë se sa i lartë ishte çmimi që pagoi populli shqiptar në mënyrë që sot ta kemi shtetin tonë”, tha Osmani.

Të ngjajshme

Asamblisti i LVV-së i thur vargje Xhavit Halitit: Po vjen si pëllumb i shkruar të votojë për president

albswiss.com

Pa plan për kompensim pas mbylljes

albswiss.com

Vjosa Osmani e Nasuf Bejta plotësojnë kushtet për president – hapet rruga për votim

albswiss.com