Pacolli i reagon keq Rusisë

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Behgjet Pacolli, i ka reaguar keq Rusisë.

Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, përmes një shkrimi në Twitter është përplasur me rusët lidhur me deklaratën e Sergei Lavrov, ku ky i fundit tha se ka kosovarë që kanë shkuar në Ukrainë për të luftuar.

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrorv, në një konferencë për media ka pretenduar se Moska ka informacione se mercenarë nga Kosova, Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina janë vendosur në rajonin e Donbas.

Pacolli ka thënë se Kosova ndalon që qytetarët e saj të përfshihen në konflikte të jashtme.

Gjithashtu, Pacolli tha se deklarata e Lavrovit është e pavërtetë dhe ka qëllim t’i implikojë kosovarët në propagandën kundër Ukrainës.

“Kosova ndalon me ligj pjesëmarrjen e qytetarëve të saj në konfliktet e jashtme. Deklarata e Lavrov është e pavërtetë dhe një përpjekje për të implikuar kosovarët në propagandën e Rusisë kundër Ukrainës. Përpjekjet e rreme do të dështojnë, bota tani është e vetëdijshme për lojërat e Kremlinit”, ka shkruar Pacolli.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img