fbpx
26.6 C
Geneva
Wednesday, July 17, 2024

Palmer: Ambasada e Amerikës është dhe do të mbetet në Jerusalem

Përfaqësuesi i Departamentit të Shtetit Amerikan për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ka deklaruar se për Shtetet e Bashkuara të Amerikës çështja e vendosjes së Ambasadës në Jerusalem është çështje e mbyllur.

I pyetur për Serbinë, ai ka thënë se i takon Beogradit zyrtar ta përcaktojë se ku e dëshiron lokacionin e Ambasadës.

“Para se gjithash është vendim i Serbisë, se ku dëshiron që Ambasada të vendoset. E jona është në Jerusalem dhe aty do të mbetet”, ka thënë Palmer në një intervistë për televizionin serb N1.

Çështja e vendosjes së Ambasadës në Jerusalem ka qenë dhe vazhdon të mbetet temë diskutimi edhe në Kosovë, meqë fituesi i zgjedhjeve të 14 shkurtit, Albin Kurti, ka paralajmëruar se do ta shqyrtojë vendimin e Hotit për të vendosur Ambasadën në Jerusalem.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img