fbpx
-8.3 C
Geneva
Sunday, December 1, 2024

Palmer thotë se marrëveshja duhet të jetë e pranueshme për qytetarët e Kosovës dhe Serbisë

Matthew Palmer thotë se marëveshja përfundimtare Kosovë – Serbi duhet të jetë e pranueshme për qytetarët e te dyja vendeve.

Shtetet e Bashkuara nuk do të imponojnë zgjidhje për Beogradin dhe Prishtinën, dhe marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve duhet të jetë e pranueshme nga udhëheqja dhe qytetarët e Kosovës dhe Serbisë, ka thënë Mattheë Palmer, emisari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor.

“Është plotësisht normale,” tha Palmer në një intervistë për televizionin N1.

I pyetur nëse ka një afat për arritjen e një marrëveshje, ai tha se “nuk beson se ka një afat” por që Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë atë “një çështje urgjente”.

“Koha nuk është në anën tonë. Sa më gjatë të presim, aq më e vështirë do të jetë dhe të gjitha sfidat do të jenë më të komplikuara, “shtoi ai.

Palmer tha se Shtetet e Bashkuara mbështesin procesin e udhëhequr nga Bashkimi Evropian dhe i dërguari i tij Mirosllav Lajçak dhe se ai shpreson që të dy palët të vazhdojnë negociatat së shpejti.

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor gjithashtu komentoi deklaratën e liderit të lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, se dialogu nuk është ndër përparësitë e tij.

“Kam dëgjuar përparësitë që Kurti vuri në dukje – transparenca, qeverisja e mirë, lufta kundër korrupsionit, rregullimi i situatës në Kosovë – këto janë përparësitë tona, ne duam që e gjithë kjo të ndodhë në Kosovë,” tha ai.

Ai shtoi se Kosova do të duhet të merret me politikën e jashtme dhe të bashkëpunojë me fqinjët e saj.

“Kosova mund të marrë pjesë në këtë dialog në një mënyrë konstruktive duke u marrë me reformat e brendshme. Unë nuk shoh ndonjë kontradiktë midis këtyre përparësive,” tha Palmer.

Ai vlerësoi se dialogu “nuk fillon nga e para”, se shumë aspekte të marrëveshjes së Brukselit janë zbatuar dhe se kanë ndryshuar jetën e njerëzve për mirë dhe përmendi drejtësinë, lirinë e lëvizjes, energjinë dhe kërkimin e personave të zhdukur si shembuj.

Më shumë nga interneti

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img