7.9 C
Geneva
Saturday, May 10, 2025

Parlamenti Evropian kërkon marrëveshje me njohje të ndërsjellë dhe heqje të masave ndaj Kosovës

Bruksel, 7 maj 2025 – Parlamenti Evropian ka miratuar një rezolutë ku kërkohet që dialogu Kosovë–Serbi të përmbyllet me një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme, të bazuar në njohjen e ndërsjellë. Në dokument theksohet gjithashtu nevoja për heqjen e menjëhershme të masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës, të cilat u cilësuan si të padrejta nga eurodeputeti Riho Terras.

Rezoluta përshëndet aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE, si dhe mbështet anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe në Partneritetin për Paqe të NATO-s. U bëhet thirrje pesë shteteve anëtare që ende nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë këtë.

Parlamenti kritikoi gjithashtu Serbinë për lidhjet me Rusinë dhe mungesën e reformave, duke kërkuar rishikim të ndihmës financiare nëse ajo vazhdon bashkëpunimin me Moskën.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img