10.8 C
Geneva
Wednesday, May 7, 2025

Pas dorëheqjes së Meliza Haradinajt-Stubllës, emërohet Ministri i ri i Punëve të Jashtme

Është emëruar Ministri i ri i Punëve të Jashtme.

Qeveria në detyrë ka emëruar zëvendëskryeministrin Besnik Tahiri në pozitën e Ministrit së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, pas dorëheqjes së Meliza Haradinajt-Stubllës

Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimi drejtuar mediave.

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, ka emëruar ministër të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, zv. Kryeministrin e parë, z. Besnik Tahiri. Ky emërim vjen pas dorëheqjes së ministres në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Meliza Haradinaj-Stublla”, thuhet në njoftimin e ZKM’së.

Ndryshe, Meliza Haradinaj-Stublla, ka dhënë sot dorëheqje nga pozita e kryediplomates dhe gjitha funksionet në partinë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dhe nga anëtarësia.

Dorëheqja e saj vjen pas publikimit të një video-incizimi në media, ku pretendohet se burri i saj, Dardan Stublla, ia ka blerë votat asaj.

Lajmin se ka dhënë dorëheqje e ka bërë të ditur vetë ajo, përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook.

“Edhe pse në rrethana ende të pasqaruara, e ndodhur në mes të një skeme piramidale të njollosjes, linqimit, presionit, manipulimit dhe shantazhit ndaj meje dhe familjes sime, e konsideroj obligim moral dhe gjënë më të drejtë, dorëheqjen e menjëhershme nga pozita e Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, nga të gjitha funksionet në partinë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dhe nga anëtarësia”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img