Pas takimit me Lajçakun, deklarohet Kurti: Dialogu vazhdon të jetë prioriteti ynë i katërt – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Pas takimit me Lajçakun, deklarohet Kurti: Dialogu vazhdon të jetë prioriteti ynë i katërt

pas-takimit-me-lajcakun,-deklarohet-kurti:-dialogu-vazhdon-te-jete-prioriteti-yne-i-katert

Kurti, pas takimit me Lajçak, thotë se dialogu vazhdon të jetë prioriteti ynë i katërt.

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është deklaruar pas takimit që pati me ndërmjetësuesin e BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

“Më informoi me procesin e dialogut në përgjithësi. Unë shpjegova edhe një herë që ne i kemi fituar këto zgjedhje me programin tonë që përqendrohet te drejtësia dhe punësimi, se jemi në kushtet e pandemisë COVID-19, dhe se nuk jemi kundër dialogut, por e duam parimor dhe të përgatitur mirë”, u deklarua ai për media.

Tutje, pasi u pyet nëse ka diskutuar për çështjen e hartës, e cila e shfaq Kosovën si pjesë të Serbisë, ai e ka mohuar një gjë të tillë.

Ai ka lënë të nënkuptohet edhe se dialogu vazhdon të jetë prioritet i katërt i qeverisjes së tij.

“Nuk mund të jetë prioriteti i parë ose i dytë, sepse janë drejtësia dhe punësimi. Nuk e mohoj rëndësinë e dialogut – edhe për BE-në, Kosovën dhe Serbinë dhe rajonin, por më e rëndësishmja është që ky dialog të jetë i përgatitur mirë. Të jetë dialog i sinqertë në të cilin nuk jemi në presionin e kohës, por jemi me përkushtimin për substancë”, tha ai

Mirosllav Lajçak të martën në mëngjes do të takohet edhe me ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmanin.

Takimi do të mbahet në kabinetin e Presidentes në orën 08:00. Pas takimit, do të mbahet një konferencë për media në hollin e Kuvendit të Kosovës.

Të ngjajshme

Rreziku nga cunami në Japoni, Ambasada e Kosovës publikon numrat emergjentë

albswiss.com

Pas fotos me hartën e Kosovës në Instagram, Hoxhaj i reagon Vuçiqit

albswiss.com

Izet Mexhiti jep dorëeqje nga BDI

albswiss.com